Trupat e regjimit sirian rimorën plotësisht qytetin antik të Palmirës nga kontrolli i ISIS-it, njoftoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
”Ushtria siriane mori kontrollin e Palmirës, që ishte në duart e ISIS-it që prej një viti”, tha një burim ushtarak sirian për agjencinë franceze të lajmeve, AFP.
“Pas luftimeve të ashpra gjatë natës së djeshme, ushtria kontrollon aktualisht të gjithë qytetin e Palmirës, përfshirë zonën antike dhe pjesën rezidenciale të saj”, shtoi burimi.
”ISIS-i është tërhequr plotësisht nga qyteti”, theksoi ai.