Gazetari Arbër Hitaj është përplasur mbrëmë në një debat televiziv me Sekretarin e Përgjithshëm të PL së Ilir Metës, Tedi Blushi.
Hitaj i kujtoi Blushit faktin se nga njëra anë pretendon që ka denoncuar Paktin e Detit mes Greqisë dhe Shqipërisë në Gazetën Shqiptare disa vite më pare, madje që kishte shkruajtur se “Sali Berisha është tradhtar i kombit”, ndërsa tani po punon për tradhëtarin Berisha, duke i kënduar këngë poshtë dritares.
“Tedi, ti ke zbuluar Paktin e Detit, që Sali Berisha, atëherë kryeministër, bëri me Greqinë, një skandal i madh për kohën. E ke publikuar te Gazeta Shqiptare. Madje, ka një lajm se informacionin ta ka dhënë Partia Socialiste, se ke qenë shumë afer me PS dhe të furnizonin me lajme. Tani po punon për tradhëtarin Berisha. Si i bie, je shitur ti te Berisha? Je bërë tradhëtar, se del këndon dhe këngë patriotike?!”, u shpreh Hitaj.
/a.r