120 subjekte në Pogradec kanë nisur instalimin e impianteve për trajtimin e ujërave larës, në zbatim të aktit normativ të qeverisë.
Për të parë nga afër aksionin e inspektorëve ishte edhe zv/Kryeministria Belinda Balluku e cila tha se operatorët turistikë kanë gjetur mirëkuptimin e Taskforcës së Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve të Ngurta për instalimin brenda afeteve të impianteve përpunues.
“Besoj se edhe vetë subjektet e kuptojnë se ne duhet ta përfundojmë këtë proces deri më 15, do të mirëkuptojmë disa procese që mund të zgjasin pak më shumë.”
Balluku kërkoi nga subjektet private zbatimin e aktit normatik, pasi e kundërta do ndikonte jo vetëm në cilësinë e ujrave gjatë sezonit turistik, por edhe në marrjen e penaliteteve ndaj shkelësve.
Sipas të dhënëva për vitin 2022 Shqipëria regjistroi 67.5% të ujërave larës me cilësi “shkëlqyeshëm”, ndërkohë që synimi është që ky proces të arrijë 95% të ujërave larës me cilësi “shkëlqyeshëm”.
/a.r