Tensione para bashkisë së Tiranës. Një grup protestuesish përpiqen të heqin gardhin metalik, ndërkohë prapa gardhit janë forca të shumta policie.
Në një moment protestuesit kanë hedhur drejt policëve gardhin metalik.
Nderkohe kreu i PD Lulzim Basha ka dalë kundër dhunës së përdor në protestën e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës. I ftuar në “Frontline Interview” në Report Tv Basha tha se tejkalimi i veprimeve nuk u shërben kauzave.
Pyetje: A do organizoni ndonjë protestë?
Basha: Nuk kemi garë me askënd tjetër për të treguar përmes protestave se kush ka monopolin e opozitës. Nëse dikush mbivendos agjendën personale mbi atë të qytetarëve. Kjo dëmton kauzën e qytetarëve. Shqiptarët kanë nevojë të shohin një opozitë të besueshme. Që të krijosh besueshmëri duhet të jesh koherent.
Pyetje: Çfarë mendoni për dhunën në protestë?
Basha: Ata protestues aty nuk janë mjaftueshëm, nuk mendoj se tejkalimi i si gjërave i shërben kauzës.
Pyetje: Balliu madje ka kaluar mbi policët…
Basha: Përpjekje për të marrë protagonizëm…/m.j