Kryebashkiaku Erion Veliaj i është bashkuar mbledhjes online të Këshillit Bashkiak, ashtu siç kishte thënë edhe më herët.
Ai qëndroi për më shumë se 7 orë në ambientet e SPAK, ndërsa u shpreh se në mëngjes nuk u prit nga prokurorët, por “nga këta që mbushin stanet me lepuj dhe makina 100 mijë euro”, duke iu referuar disa protestuesve të opozitës.
Duke iu referuar protestuesve të opozitës që aktualisht ndodhen para bashkisë, Veliaj i cilësoi si “çapaçulë me molotov që janë imitim i dobët i ultrasve të futbollit” dhe që nuk kanë vend në Tiranë.
“Sot në vend të më prisnin prokurorët me pritën këta që mbushin stanet me lepuj dhe me makina 100 mijë euro. Pata një mundësi të jashtëzakonshme për të treguar punën e bashkisë me dy kolegët, Pashë një organizatë të mençur, të stabilizuar.
Këta çapaçulët me molotov që janë imitim i dobët i ultrasve të futbollit nuk kanë vend në Tiranë. Guri, zjarri, litari mungesa e respektit dhe dhembshurisë nuk kanë vend në Tiranë. Ftesa ime për këta është të shkojnë nga humbja në humbje pa e humbur entuziazmin. Humbjet e tyre nuk do ndalen. Ai që humbi me 60 mijë vota, më keq se Lul Basha, ka qenë drejtor këtu dhe nuk është shquar për ndonjë gjë bashkia atëherë”, u shpreh ai mes të tjerash./m.j