Ashtu si edhe në protestat e mëparshme para Bashkisë së Tiranës, thirrjet për dorëheqjen e Veliajt kanë ardhur nga vajza e Sali Berishës, vajza e Safet Zhulalit dhe djali i Fahri Balliut. Edhe në protestën e sotme të Rithemelimit, Argita Malltezi, bashkëshorti dhe babai i së cilës janë nën arrest shtëpiak prej fundvitit të shkuar për korrupsion, shfaqet teksa mban veshur një bluze përmes së cilës kërkohet lirimi i babait të saj Sali Berisha.
Vetëm kaq mjafton për të kuptuar se në duart e kujt ka mbetur opozita, e cila me sa duket po i trashëgohet fëmijëve të eksponentëve të PD së viteve ’90, si një plaçkë që duhet mbajtur brenda familjes. Kjo është edhe një nga arsyet që sot në protestë kanë dalë 1/3 e militantëve nga grushti i atyre që protestuan një javë më parë./m.j