Aksioni i të shtunës policor në Kumanovë të Maqedonisë ka shkaktuar frikë dhe panik edhe ndër banorët e vendit. Qytetarët janë shprehur të revoltuar dhe me kritika ndaj pushtetit, i cili sipas tyre, tenton të inskenojë skenarë nga më të ndryshmet, me të vetmin qëllim që të fus frikë dhe panik ndër qytetarët.
Një banor ka thënë: “Kjo është vetëm sa me e shqetësuar popullin, e sidomos popullin shqiptar, kjo është vetëm se prapavijë e politikës, sigurisht është duke e bërë ndokush”. “Kuptohet se kjo është së situatë e montuar për të kriju panik në mesin e popullatës. Këto vijnë drejtpërsëdrejti nga ana e Qeverisë.
Këto janë montime nga Ali Ahmeti, nga Nikolla Gruevski, që të shkaktojnë frikë në popullate, kjo është e tëra”, raporton Kosovapress. Banorët e Kumanovës ende nuk mund të rimëkëmbin veten nga aksioni i policisë të një viti më parë i cili ndodhi në “Lagjen e Trimave” gjatë 9 dhe 10 majit, ku mbetën të vrarë 8 polic dhe 11 pjesëtarë të grupit të armatosur.