Një ish-financier 85-vjeçar u përball me një grabitje në shtëpinë e tij në Bergamo, duke plagosur me armë zjarri një prej krimineleve. Ngjarja, sipas mediave italiane, ndodhi rreth orës 21:30 të së shtunës, në lagjen periferike të Longuelo.
Hajduti i plagosur është një 26-vjeçar shqiptar, i cili mori një plumb në qafë, por nuk është në gjendje të rëndë. Pas ngjarjes, ai u arrestua nga policia në afërsi të banesës së pensionistit. E pasi iu dha ndihma e nevojshme në spital u transferua në qeli.
Bashkëpunëtori i të plagosurit, edhe ai një shqiptar 26-vjeçar, u kap nga policia pak orë pas ngjarjes. Të dy janë tashmë pas hekurave e akuzohen jo vetëm për grabitje të agravuar, por edhe për rezistencë ndaj policisë. Dyshja u fut në vilën e pensionistit nga një dritare, nga ana e pasme e shtëpisë duke përdorur një levë.
Ngjarja shkaktoi alarm në komunitet dhe tani autoritetet italiane po vlerësojnë situatën e 85-vjeçarit, nëse e kishte me leje armën e zjarrit që përdori.
/a.r