Më 27 prill, Partia e Lirisë mbajti Konventën Kombëtare. Ilir Meta u zgjodh President i PL-së, ndërsa Erisa Xhixho u zgjod zëvendës Preisdente. Meta fitoi me 690 vota pro përballë Faik Bashës me vetëm 27 vota. Xhixho arriti që të merrte 680 vota pro.
Anëtari i Kryesisë së PL-së, endrit Braimllari disa ditë para Konventës njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i nënkryetarit të partisë. Ditën e sotme i ftuar në “7pa5” në Vizion Plus, të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, zoti Braimllari ka sqaruar edhe arsyet pse vendosi të bënte një hap pas.
Braimllari: Unë vendosa që të bëj disa hapa pas. Nëse unë do të isha pjesë e një gare në parti mund të krijonte dhe një përplasje brenda strukturave. Nuk doja që të krijohej një përçarje në këto kushte në të cilat ndodhemi. Ne kemi kaluar në një fazë tjetër organizimi. Unë do mbështes vendimet e Konventës Kombëtare. Si ish-nënkryetar partie kam përgjegjësinë time për kontributin ndër vite. Unë asnjëherë nuk jam larguar nga anëtarësia e partisë.
Sa i përket “divorcit” politik Meta-Kryemadhi, Braimllari tha se kjo e fundit ka një kontribut të jashtëzakonshëm në parti dhe në politikën shqiptare.
Braimllari: Monika ka një kontribut të jashtëzakonshëm në politikën shqiptare. Është e para grua që ka qenë në krye të një partie. Ne u përballëm me një situatë jo të mirë brenda partisë dhe Monika Kryemadhi u bë një digë për të ndaluar këtë hemoragji. Një parti politike në opozitë ka nevojë për gjithëpërfshirhe, se kush është në ekip drejtues pastaj nuk është problem. Unë jam shumë dakord me skemën që mund të mendojë kryetari sepse ajo e nxjerr fituese partinë, dhe unë e mbështes. Por fakti që mund të kem një mendim kritik, nuk do të thotë që jam kundër asaj skeme, nuk do të thotë që jam tradhtari. Meta dhe Kryemadhi balancojnë njëri-tjetrin në politikë. Mënyra s si ka bërë Meta politikë, vizioni i tij i dha mundësi shumë të rinjve dhe të rejave që të përfshiheshin. Ka qenë në mbrojtje të interesave kombëtare kur ishte President i vendit. Por edhe Kryemadhi ka një rol po aq të veçantë për sa i përket politiës së terrenit. Ky kombinim i tyre ndër vite ka sjellë rezultate të shkëlqyera.
Braimllari tha se do të jetë në mbështetje të bendimeve të Konventës Kombëtare dhe nuk do të jetë pengesë për organizimin e partisë.
Braimllari: Angazhimi në politikë ka disa përgjegjësi. Përgjegjësinë kryesore e mban ekipi drejtues. Kur vija politike është e qartë dhe mesazhi i Presidentit është i qartë un do jem aty për të zbatuar atë linjë, nuk do krijoj pengesa.
Sa i përket “tradhtarëve” në parti të pëermendur nga Ilir Meta gjatë daljeve të tij të fundit, Braimllari tha se koha do ta tregojë cilët janë tradhtarët.
Braimllari: Çdo parti ka lidhje familjare në Shqipëri. Partitë politike janë bashkim vullnetar njerëzizh. Fjalën tradhtar unë e kam dëgjuar shumë herë. Historia dhe jeta jonë do ta tregojë se kush janë tradhtarët. Angazhimi ynë brenda strukturave do ta tregojë nëse jemi tradhtarë.
/a.r