Që prej 2016-s ishte shtruar në spitalin e burgut të Parmës. I dënuar për vrasje të dyfishtë, Dritan Demiraj u rrah barbarisht nga një tjetër i dënuar, aq sa ra në koma, e më pas humbi tërësisht kujtesën.
I shndërruar në hijen e vetes së tij, i paaftë për të kujtuar edhe shkaqet që e çuan pas hekurave, më 25 Prill zemra e shqiptarit reshti së rrahuri duke mbyllur përfundimisht kapitullin e vrasjes së dyfishtë të Lidia Nusdorfi, ish të-fejuarës së Demirajt dhe partnerit të saj të ri Silvio Mannina, në atë që nga shtypi i asaj kohe e cilësonte si “killeri i liqenit Azzurro”.
Lidia Nusdorfi u vra me një seri goditjesh me thikë në stacionin e Mozzate, në provincën e Como-s, në Mars të 2014-s, një ditë pasi shqiptari kishte vrarë Silvio Mannina-n. Trupi i këtij të fundit u gjet i varrosur në një moçal në liqenin Azzurro, në Santarcangelo. Para se të vritej ai ishte torturuar barbarisht.
/a.r