Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të hap rrugë për drejtësi.
Sipas saj, prioritet i qeverisë mbetet padia për gjenocid nga Serbia.
Haxhiu shton se kanë pasur disa takime me ekspertë të profilizuar në krimin që ndërlidhet me gjenocidin.
Megjithatë, njohës të sistemit të drejtësisë konsiderojnë se një gjë e tillë është e pamundur.
Ministrja Haxhiu thekson se Serbia vazhdon të mos i dorëzojë autorët e krimeve gjatë luftës ndaj shqiptarëve të pafajshëm.
Ajo thotë se e kanë në prioritet edhe padinë për gjenocid, ku kanë pasur disa takime në raport me këtë çështje me ekspertë të profilizuar me krimin që ndërlidhet me gjenocidin.
Së fundmi është thënë se Kosovës do t’i mundësohet padia për të pagjeturit pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi thotë se Kosova është më mirë që të hartojë një rezolutë për të dënuar gjenocidin.
Edhe pas 25 vjet pas luftës, në Kosovë janë mbi 1600 persona të pagjetur.