Tre persona janë arrestuar sot nga policia e Shkodrës, pasi iu gjetën armë dhe lëndë shpërthyese në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”.
Burime bëjnë me dije se priten arrestime të tjera dhe operacioni vijon me kontrolle ambjentesh.
Po ashtu mësohet se janë shoqëruar disa persona që do të merren në pyetje.
Mësohet se janë sekuestruar 6 mina me telekomandë, 2 pistoleta, 2 automjete edhe 2 celularë. Lëndët shpërthyese tregtoheshin tek personat që organizonin atentate me eksploziv.