Sigrfido Ranuçit, drejtuesit të emisionit report në RAI 3, duket se i ka djegur keq deklarata e Giorgia Melonit sot, ku jo vetëm përkrahu homologun Edi Rama, por tha se dokumentari është një linçim për të me sulmuar mua.
Qëndrimi i Melonit ishte i prerë e pa ekuivok, që erdhi pikërisht në një kohë kur e majta italiane e akuzon se qeveria ka marrë në dorë televizionin public RAI.
Meloni e paraqiti rastin e Report si një linçim, duke sulmuar jo vetëm Edi Ramën, por edhe Shqipërinë, duke e quajtur narko shtet. “E bënë sepse ata ndihmuan Italianë, dhe nuk e kanë bërë vetëm me Shqipërinë, por edhe me Tunizinë dhe Algjerinë me të cilët kemi lidhur marrëveshje”, tha Meloni.
Ndërkaq, Ranuçi, në një shkrim në Facebook, thotë se shqiptarët besojnë atë dhe jo Edi Ramën. E për të ilustruar këtë, publikon një sondazh që është bërë nga një media pranë opozitës, e cila konsiderohet e afërt me Ilir Metën.