Dy shtetas holandezë janë arrestuar pasi kanë tentuar të eksportojnë 61 majmunë në Shqipëri. Lajmi duket paska i çuditshëm, por një faqe afrikane shkruan se ata u ndaluan në aeroportin ndërkombëtar të Kilomanxharos.
Megjithëse, ata paraqitën dokumente lejeje për transportin e majmunëve, rezultoi se leja ishte lëshuar në mënyrë korruptive pasi Ministria e Burimeve Natyrore në Tanzani ka vendosur bllokimin e tregtimit të kafshëve të egra jashtë vendit. Holandezët janë vëllezërit Artem Alik Vardanyan, 52-vjeç, dhe Eduard Alik Vardanyan, 44-vjeç, të cilët punojnë si menaxherë hotelesh.
Ata nuk dhanë detaje të hollësishme për destinacionin e kafshëve. Majmunët ishin blerë nga banorët, të cilët kanë leje për t’i kapur ato. Kafshët do të transportoheshin me një avion mallrash nga Afrika e Jugut, por zyrtarët e aeroportit u thanë holandezëve se nuk kishin kafshë për të eksportuar.
Sipas faqes Allafrica, synimi i të arrestuarve ishte që blinin 300 majmunë, por kanë blerë 61 të tillë në gjashtë muaj e fundit.
Më herët, një pakistanez u dënua me burg për kontrabandë kafshësh të egra, pasi kontrabandoi 152 kafshë të tilla. Ai thuhet eksportoi 4 gjirafa për në Doha të Katarit, duke përdorur një avion ushtarak. Gjykata e ka dënuar me 30 vite burg në mungesë./Ora News