Milani ka zgjedhur Julen Lopeteguin si post-Pioli.
Siç raportohet nga gazetarët e specializuar në merkaton e futbollit Fabrizio Romano dhe Matteo Moretto, kontaktet e fundit mes dy palëve kanë qenë shumë pozitive dhe të gjithë brenda klubit kuqezi janë dakord me kandidaturën e trajnerit spanjoll.
Nuk ka ende detaje të tjera për t’u vendosur, por negociatat duket se janë në rrugën e duhur.
Lopetegui i ka dhënë përparësi Milanit dhe është gati të refuzojë presionin e West Ham-it, i cili do t’i ofronte një pagë më të lartë.
Mediat italiane raportojnë se Jerry Cardinale, numri një i klubit kuqezi ka dhënë pëlqimin e tij përfundimtar për trajnerin.