OBSH ngriti alarmin se gjatë 2023 u dyfishuan rastet e fruthit krahasuar me vitin paraardhës. Janë konfirmuar mbi 321 mijë persona të prekur nga fruthi, por dyshohet se numri është më i lartë. Ndërsa rajoni që ka pasur incidencën më të lartë janë disa vende të Evropës, si Azerbajxhani, Kirkistani, por edhe Jemeni.
Ndërkohë sipas të dhënave të përkohshme tregojnë 321,582 raste për vitin 2023 dhe më shumë se 94,000 deri më tani në 2024, megjithëse dyshohet se numri i të prekurve të jetë shumë më i lartë. Pothuajse gjysma e rasteve të këtij viti kanë qenë në Rajonin Evropian të OBSH-së, me incidencën më të lartë në Azerbajxhan, Kirkistan dhe Jemen.
Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që përhapet përmes ajrit dhe mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore ose vdekje, veçanërisht për fëmijët e vegjël dhe të pavaksinuarit. Simptomat e përgjithshme mund të përfshijnë ethe, kollë, rrufë, lotim të syve dhe skuqje të njollave të kuqe.
Sipas statistikave deri në 3 raste në çdo 1000 fëmijë që infektohen me fruth mund të vdesin nga komplikimet respiratore dhe neurologjike. Ajo gjithashtu mund të çojë në “amnezi imune”, një gjendje që rrit rrezikun e njerëzve për infeksione të tjera për javë në vit. OBSh bëri të ditur se vaksinimi i fruthit ka parandaluar rreth 57 milionë vdekje midis 2000 dhe 2022. SOT