Zëvendësi i Sali Berishës në krye të Rithemelimit, Flamur Noka, ka zhvilluar një takim me mbështetës të këtij grupi në bashkinë Kolonjë.
Mes të tjerash, Noka ka përmendur aty, edhe drejtuesin e kësaj bashkie, Erion Isain, duke u marrë me përmasat e tij fizike.
Në një reagim të kryetarit të bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ai, veç të tjerash, shprehet se nëse bashkia Kolonjë është e korruptuar, si ka mundësi që shumicën e tenderave aty e fiton kryetari i Rithemelimit të Berishës.
Më poshtë postimi i plotë i kryetarit të bashkisë Kolonjë:
Sot fole për abuzime, por pyet pak partinë tënde aty: Kur bashkia abuzon si ka mundësi që kryetari yt i Rithemelimit është fitues i shumë tenderave në atë bashki?
Shihemi në maj 2025 Flamur. Edhe më thellë!
P:S
Ajo kolona e rezultatit do jetë edhe më e gjatë vitin tjetër. Herën tjetër kur të vish, të takoj me kënaqësi; për turistët kemi respekt.