Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka veshur bluzën me mbishkrimin ‘lironi liderin e opozitës’ ndërsa i është bashkuar protestës poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Meta tha se Berisha nuk është në arrest shtëpie, por në piedestal.
“Ndryshimi është i pashmangshëm, Edi Rama është i pashpresë.
Ne jemi gati të bashkohemi me të gjithë ata që janë të vendosur për të përmbysur këtë regjim kriminal, maskën e të cilit po e çjerr çdo ditë edhe RAI3.
Ne do të ndjekim çdo skenar që dërrmon këtë regjim mafioz dhe që realizon 5 prioritete.
Padiskutim që bashkimi i opozitës. Bashkimi bën fuqinë.
Berisha nuk është në arrest shtëpie, është në piedestal. I kanë dhënë mundësinë të shoh më lart se ne këtu.
Opozita është në një moment pozitiv të bashkimit”, tha Meta./m.j