Pas kërkesës për interpelancë në lidhje me dokumentarin e Rai 3, Rithemelimi ka kërkuar që të zhvillohen diskutime edhe në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.
Ministrja Elisa Spiropali publikon kërkesën e bërë nga deputetja e Rithemelimit Ina Zhupa.
Nga Elisa Spiropali
Plani i ahengut për t’iu gëzuar sulmit mbi Shqipërinë në RAI3, pas mbështetjes së tij me municion nga rruga e humbur e Shpresës së të pashpresëve, qenka i shtrirë edhe përtej kërkesës për interpelancë urgjente me kryeministrin.
Zonja që ka qëndisur këtë çarçaf për komisionin e mediave, kërkon të na e vërë përpara në tabaka Shqipërinë e përbaltur nga ai emision italian i gatuar në Tiranë, për të na kërkuar hesap për gënjeshtrat dhe shpifjet e palës që ajo përfaqëson. E ndaj këtë me ju për t’ua lënë juve ta gjykoni se deri ku shkojnë këta kolegë pa dhe me vulë për të damkosur Shqipërinë që të helmojnë shqiptarët në kërkim të rrugës së humbur të saj e të kolegëve të saj që e kanë pagëzuar me emrin Shpresa.
Ndërkohë mund t’u them se mund ta vazhdojnë pa ne, ushqimin e Shpresës së tyre me këtë histori të shëmtuar pabesie ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, me të cilët janë deri në fyt të mbytur me borxhe./m.j
Mose flisni ne emer te shqiptarve,RAI 3 ka bere investigimin vetem per k/hajdutin e banden e tije te qeverise kriminale.K/hajduti organizon e mbron trafikantet e kokaines e te cdo pislliku e krimi qe kryhet ne vendin tone e jashte vendit.Prandaj sh spiropali nuke justifikoheni duke thene mbrojme Shqiprine e shqiptaret.RAI 3 ka vene piken mbi I duke permendur me emra drejtuesit,e mbrojtesit e trafikantve kriminele.Nuke kane me vlere prrallat tuaja,tani me jeni diskretituar perfundimisht para shqiptarve.Jeni te urryerit e Kombit,bashke me ortaket tuaj,qe jane 2 monstrat ai i vicidolit,e ai i cepanit.