Një vajzë e vogël dy vjeçe ka përjetuar momente tmerri gjatë vizitës në Kopshtin Zoologjik në Tiranë. Ndërsa ndodhej bashkë me babain e saj për të parë nga afër ato pak kafshë që kanë mbetur, fëmija është kafshuar nga ujku.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së shtunës, ku vajza ka marrë plagë në dorën e djathtë ndërsa po i zgjaste kafshës një biskotë raporton Panorama. Babai i vajzës tregon se, personeli i Kopshtit Zoologjik as ndihmë të shpejtë nuk ka ofruar në këtë rast.
Pasi vajzën e ka dërguar në Urgjencë, babai thotë se i është dashur të blejë dhe vaksinën. Për fat të mirë përveç tronditjes psikologjike, pas mjekimit vajza ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.