Nga Artur Ajazi
Kujtojnë se, duke nisur “habere” lart e poshtë, madje duke u ndalur edhe tek emisionet e RAI-t, duke përgojuar vendin dhe baltosur interesat kombëtare, do ta mposhtin Ramën. Po ashtu, mendojnë se, “emisioni i RAI-3, ka rritur mbështetjen popullore ndaj Rithemelimit”. Disa të tjerë rreth ish-liderit, shkojnë edhe më tej kur deklarojnë se “kaq e kishte Edi Rama, tani duhet të dorëhiqet”.
Kanë 12 vjet që e shohin dhe e provojnë me fakte se, Edi Rama nuk bie kurrë me presione, protesta, akuza dhe dosje të fabrikuara në bodrumet e Rithemelimit. Kanë 12 vjet që e pranojnë se “Edi Rama nuk bie me protesta, por ne nuk dorëzohemi”. Por edhe ai nuk dorëzohet. Një parti politike, që ka qenë edhe në qeverisje, vepron sikur të ishte “Njisit Guerril”, dhe kjo padyshim falë drejtimit absurd të lidershipit të saj. Ajo forcë politike po rrudhet çdo ditë nga paaftësia, padituria, mungesa e ideve dhe njerëzve të arsimuar.
Mjafton të jesh militant, që ofendon dhe shan me libër shtëpie Edi Ramën, dhe bëhesh anëtar kryesie, futesh në listën e re të deputetëve, dhe bëhesh “mik” i ish-liderit. Kjo është me pak fjalë edhe historia e atyre që çirren poshtë ballkonit dhe në sallën e Parlamentit. Të mendosh dhe më keq akoma, ta besosh se, me emisione televizive të RAI-3 apo dhe çfardo televizioni tjetër, mund të rrëzosh nga pushteti Edi Ramën, do të thotë të mos e kesh njohur fare kryeministrin e vendit tënd.
Një emision, që e ka zanafillën jo nga dëshira e një gazetari për të shfletuar ca dokumenta që i servirën disa politikanë të një vendi fqinj, por nga joshja që i kanë bërë ata që në çdo gjuhë të huaj, shajnë dhe mallkojnë çdo ditë kryeministrin, ministrat, Parlamentin, resurset dhe bukuritë e vendit të tyre, dhe as i plas fare për popullin. Emisioni i RAI-3, i stërshfaqur në ditët e fundit në mbi 20 herë në mediat dhe portalet e Rithemelimit, nuk tregoi asgjë të re nga fusha e “investigimit gazetaresk”.
Dyshimet, faktet apo dhe “akuzat”, mbeten gjithmonë objekt i organeve të hetimit dhe drejtësisë, aspak objekt i punës së një media, aq më tepër i një televizioni të huaj. Kryeministri i vendit Edi Rama, ka gjithë të drejtën morale, qytetare, penale, ligjore, dhe kryeministrore, të mbrojë interesat e vendit, familjes, dhe ato personale, kur konstaton shifje dhe sajesa absurde. Në një vend demokratik, shpifja dënohet me sanksione të ndryshme ligjore, pasi nuk mund të vazhdosh misionin si gazetar apo dhe politikan, kur vepron mbi gënjeshtra dhe mashtrime. Edi Rama, ka zgjedhur pikërisht rrugën ligjore. Por duke u kthyer tek ngazëllimi i Rithemelimit, mendoj se Gazi ka harxhuar “fishekun” e fundit për të luftuar me kryeministrin, duke mos e menduar se i ka bërë dëmin më të madh partisë tij.
Zgjedhjet e reja të 2025, pa asnjë dyshim do të thellojnë fitoren e Partisë Socialiste, pikërisht nga këto absurditete të pakontrolluara që Gazi, apo dhe ish-lideri u servirën shqipëtarëve si “zbulime të rralla korruptive”.
K/hajduti bjen vetem ne vitin 2025,me pare harrojeni,ju nuke e shikoni ne rreagimet qe bene kunder te vertetes.RAI 3 sqaroje cdo te vertete per narkoshtetin Shqiptare,qe komandohet nga kapoja i mafjes,e kriminelve shqiptare.Ky eshte k/hajduti i shqiptarve qe ka vedhur e plackite pasurite e vendit,me hajdutet e tije me emrin invesitor strategjik.
Ti duhet te jesh nga ata gazetaret qe i shkel me kembe Rama çdo dite dhe i thua “baba” mbasi te ka permjere. E kuptoj se ke nje mision shume te veshtire qe ta kane ngarkuar por te siguroj qe keto lloj shkrimesh nuk kane me asnje ndikim tek njerezit te cilet e vuajne çdo dite megallomanine dhe hajduterine e ketij shteti. Te vije turp qe i thua vetes gazetar. Ps Nuk jam nga ata te dritareve, sepse sot po ishe kunder Rilindjes te quajne Berishist!