Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social Facebook pamjet nga projekti i arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl.
Ky i fundit fitoi konkursin ndërkombëtar të EXPO Albania, me projekt-idenë për kompleksin modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturësm konferencave, e takimeve të shumëllojshme.
Kreu i qeverisë shprehet se ky kompleks do të jetë një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohor në Tiranë.
“MIRËMËNGJES dhe me projekt-idenë fituese të arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, në finalen e konkursit ndërkombëtar për EXPO ALBANIA, që do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, si edhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë, për një ofertë të re për #Shqipërinë2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Qendra pritet t’i ofrojë Tiranës një infrastrukturë moderne ekspozimi, deri më sot e munguar, duke i dhënë mundësinë kryeqytetit të jetë një lider në rajon edhe në aspektin e evenimenteve ndërkombëtare të industrisë, organizimit të panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme.
/a.r
Natyrisht un si kam pa maketet e tjera konkuruese, por ky i amerikanit me duket se ka fitu si me i pabukuri !