Vllaznia u eliminua nga gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë një ditë më parë nga Egnatia, e cila barazoi 1-1 në “Loro Boriçi” dhe përfitoi nga fitorja e takimit të parë 1-0.
Ky dështim në një nga objektivat sezonalë të klubit shkodran i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit Qatip Osmani, i cili nuk do të jetë më në krye të Vllaznisë në këtë fundsezoni.
Në njoftim theksohet se palët kanë arritur të gjejnë mirëkuptimin për të mbyllur bashkëpunimin. Por ajo që është e çuditshme ka të bëjë se para ndeshjes me Egnatian, kur Vllaznia ishte në garë për të dyja trofetë, dukej e paimagjinueshme që trajneri të largohej në këtë pjesë të sezonit kur Final 4 duket i sigurt dhe titulli është vetëm dy ndeshje larg.
/a.r