Shqipëria është surprizuar, pasi UEFA ka ushtruar një kontroll të befasishëm anti-doping gjatë seancës së fundit stërvitore që po zhvillonte nw Austri.
Disa nga futbollistët e përzgjedhur për t’iu nënshtruar testit anti-doping sipas Super sport ishin Abrashi, Cana, Hysaj, Gashi, Xhaka, Memushaj, Berisha, Balaj dhe Shala.
Rezultatet e testeve anti-doping pritet që të dalin në vazhdim, ndërsa kuqezinjtë do të zhvillojnë testin e parë miqësor ndaj Austrisë te shtunen në 17:30, teksa të martën luajnë përballë Luksemburgut.