Kreu i PL Ilir Meta në “Frontline” në Report TV duket më i tërhequr në akuzat e tij ndaj SPAK që jemi mësuar t’i dëgjojmë nëpër konferenca e emisione televizive ditët e fundit.
Pyetje: Një periudhë gati 1 vjeçare keni qenë i heshtur, por papritur me akuzat të rënda ndaj drejtësisë?
Meta: S’më pëlqen që nisi kështu kjo intervistë sepse ne po shkojmë drejt një konventë historike…
Pyetje: Pse tani gjithë ky aksion?
Meta: Nuk kam shënjestër drejtësinë por përdorimin e drejtësisë së kapur nga Edi Rama. Rama është përgjegjësi kryesor për korrupsionin në vend.
Ky është shqetësimi im.
Unë nuk kam pasur ndonjëherë vlerësim të madh për spak e as pritshmëri sepse spak është një krijesë e një procesi të deformuar nga pikëpamja kushtetuese. Spak është rezultat i klp dhe klp ishte rezultat i një zgjedhje anti kushtetuese të Arta Markut e cila mandatin e saj e përdori për të manipuluar klp e përmes klp spak apo prokurorinë.
Në fillim skam qenë shumë i zëshëm ndaj spak sepse kam besuar se do justifikonte pritshmëritë e qytetarëve dhe të ndërkombëtarëve dhe të kishte rezultate për ti dhënë goditje të fortë korrupsionit…
Është pjellë e një procesi të deformuar politikisht.
/a.r
Ju te telvizionevi i jepni vlere nji hajduti,qe ska lene gje pa vedhur e plackite,ky eshte monstra e cepanit me emrin lir floriri.Prandaj ky ka te drejte qe e hedhe shurren perpjete.