Gazetarja Keti Banushi, e ftuar në Report TV, u shpreh se bandat në Lushnje kanë treguar gjithnjë egërsi, teksa zbuloi edhe si ka lindur konflikti mes Aldo Bares dhe grupit tjetër tek i cili është dhe Laert Haxhiu, ndërsa tregoi për vrasjen makabre të rivalit të Aldo Bares, Artur Daja.
“Ishte fatkeqësi për djemtë lushnjarë ajo që ndodhi në ’97. Konfliktet që kanë patur erdhën edhe brenda Lushnjes. Saga ka nisur për konflikte jashtë vendit. Kanë qenë shok me njëri-tjetrin. Ka qenë konflikti mes Aldo Bares dhe Artur Dajën. Vrasja e vëllait të Bares nga Artur Daja. Mbaj mend se ajo që nxehu gjakrat ishte megjithë vrasjen, sërish nuk pranonte Daja të jepte trupin. Ka dashur disa orë të merrej trupi i tij. Kjo krijoi ndarjen. Më pas u ekzekutua Daja. Ka qenë ngjarje e egër.
Nuk kemi parë që të vritet personi, të merret koka dhe të luhet futboll. Me kokën e tij është shëtitur në gjithë qytetin. Lushnjarët e kanë të skalitur në memorie. Një hakmarrje e egër. Edhe në rastin konkret, Laert Haxhiu që tentoi të vrasë nipin e Aldo Bares. Ka patur një egërsi dhe vazhdon. Saga nuk ka përfunduar ende.
Ndërsa Banushi thekson se në qytete si Lushnja duhet të evidentohet më shumë dora e shtetit, pasi ka tendenca që qytete të tilla të vogla të jenë në dorë të grupeve kriminale.
“Kanë qenë rrethanat asokohe, në një shtet që nuk funksiononte. Në Lushnjë edhe komisariati nuk funksiononte. Kanë qenë situatat që sollën pasojat, që vazhdojnë edhe sot. Fakti që tani dy persona janë të arrestuar, duhet të ketë një dorë më të fortë, për të shpërbërë këto grupe që vazhdojnë edhe sot. Duhet të ndihet më shumë dora e shtetit, edhe në këto qytete të vogla”, thekson Banushi./m.j