Kërkonin pará për kolaudime fiktive, arrestohen në flagrancë 2 specialistë në Drejtorinë e Meteorologjisë Fier. Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit Rudin Faskaj, 53 vjeç dhe Dylber Tarelli, 55 vjeç, të dy me detyrë specialistë në Drejtorinë e Meteorologjisë Fier.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin, i kanë marrë në formë ryshfeti 55 mijë lekë shtetases R.M, 37 vjeçe, banuese në lagjen “15 tetori” Fier, kundrejt kolaudimit në mënyrë fiktive të aparatit të peshëmatjes, të cilin kjo shtetase e përdorte në biznesin e saj të licencuar për shit-blerje skrapi.
Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale ” Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .