Modeli i njohur Alessio Alia vijon ende të ngacmojë pas debatit të madh që u përhap në Shqipëri për raportet që ai kishte pasur me deputete, ndonëse shtoi kërshërinë duke mos përmendur emra.
“Jeta ime tani është ndryshe, merrem me muzikë dhe me modë, kam dhe dy restorante të miat. Për mua thuhen shumë gjëra, nuk e di pse, por një nga punët e mia është të menaxhoj yje të mëdhenj në Australi”.
Pas zërave se në shtrat ka pasur edhe deputete shqiptare, ai rrëfen: “Unë nuk thashë emra, por nuk e mendova se ua kanë mbyllur deputeteve dhe nuk mund të bëjnë seks. Kur më pyetën mua nëse kam pasur lidhje me deputete e biznesmene, unë thashë se kam pasur shumë lidhje, por në orën dy të natës nuk mund t’i njoh se cilat janë (qesh)”, përfundon bisedën e tij Alessio.
BW