Pas akuzave nga dhjetëra studente për ngacmim seksual, pedagogut Xhevat Krasniqi ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë.
Ai ka thënë se vajzat vijnë me fustan në shkollë gjatë verës, që të kopjojnë, dhe se ai i pyet se ‘çfarë kanë në këmbë’, për kopjen dhe jo me konotacion tjetër.
“Krejt këmbët i shkruajnë gjatë verës me fustan për të kopjuar, e unë s’flas për këtë. Shkoj e i shikoj e më thonë, ‘pse më shikon’. Unë i pyes çfarë ke aty, dhe jo çfarë ke nën fustan”, ka deklaruar ai.
“Ti mu më ke thënë kam be të bo masazh. Pikë. Të kam pa me sy dhe të kam ndi me vesh, mos u kap me lojëra fjalësh. Ti na shkaktu trauma. Nuk mjafton falja, edhe prindërve tanë u ke shkaktuar stres”, i drejtohet ajo pedagogut, ndërsa studentët e tjerë i thonë se duhet të kërkojë falje dhe të ikë nga puna.
Lëvizja Feministe Studentore për disa ditë rresht ka protestuar para rektoratit të Universitetit.
Ndërkohë dje është njoftuar edhe pezullimi i tij nga puna./m.j
@fol_shlire♬ Very Sad – Enchan