Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në By-Passin e Lushnjës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një tentative parakalimi, ku mjeti tip Audi është prekur me makinën tjetër dhe më pas u përplas me barrierën mbrojtëse në autostradë.
Për pasojë mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit Audi dhe një person që udhëtonte me të, të cilët tashmë ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.
Burime nga vendngjarja pohojnë se përplasja me mbrojtësen anësore të Audit ka qenë tepër e fortë dhe një pjesë e strukturës ka hyrë brenda në makinë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë.
/a.r