Komisioni i Konkurrencës ka shqyrtuar dhe monitoruar tregun e shërbimit të Autoshkollave. Në përfundim të monitorimit rezulton se subjektet e Autoshkollave kanë zbatuar vendimin për të mos aplikuar rritjen e tarifave.
Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës
Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 19.04.2024, mori në shqyrtim monitorimin e zbatimit të Vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 970, datë 24.03.2023, “Mbi vlerësimin ligjor të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, të lidhur ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave”, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”.
Në përfundim të procedurës së monitorimit të tregut të shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi, sipas kategorisë së lejedrejtimit, dëshmisë ose certifikatës, në zbatim të VKK nr. 970/2023, rezulton se, nga ana e subjekteve Autoshkolla është zbatuar pika I e VKK nr. 970/2023, duke mos aplikuar rritjen e tarifave sipas Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot. datë 13.02.2023, e cila është vlerësuar si një akt marrëveshje në kundërshtim me nenin 4 të ligjit nr. 9121/2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr.1071, datë 19.04.2024, vendosi mbylljen e procedurës së monitorimit të zbatimit të VKK nr. nr. 970, datë 24.03.2023, “Mbi vlerësimin ligjor të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, të lidhur ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave”, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”.
/a.r