Jetmir Sala, banori i njohur i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ka vendosur të ndërpresë aventurën e tij, duke dalë nga shtëpia me vendim personal.
Pas largimit të tij, Jetmiri nuk ka humbur kohë dhe ka bërë një dalje publike përmes një video live në rrjetet sociale.
“A di sa lajme do të bëjmë, nuk e keni idenë, çka më kanë parë sytë edhe çka behët edhe si e tregojnë edhe si i dallaverosin njerëzit, e si e shesin sapunin për djathë kemi për të diskutuar shumë,” deklaroi Sala, duke hapur një dritare intriguese mbi atë që mund të ketë ndodhur pas kamerave.