Dera hyrëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës është thyer të premten rreth orës 02:00 të mëngjesit. Dy persona kanë bërë përpjekje të hyjnë brenda saj, por sipas burimeve të “Kohës Ditore”, ata janë vërejtur nga punëtorët e sigurimit dhe më pas kanë ikur.
Për pasojë, gjatë ditës kjo derë nuk ka qenë funksionale. Lidhur me rastin tashmë kanë filluar edhe hetimet.
Kjo ngjarje është konfirmuar edhe nga kryetari i kësaj gjykate, Hamdi Ibrahimi. Ai ka thënë se është tentuar të hyhet në objektin e Pallatit të Drejtësisë, më konkretisht në këtë gjykatë në orët e hershme të mëngjesit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, nuk ka shprehur gatishmëri që të prononcohet në lidhje me rastin.