Anonymous, një grup i hakerëve ‘online’, ka kërcënuar Shtetin Islamik me sulme kibernetike mbas atentateve të Brukselit, ku vdiqën 30 veta dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. “Do të kundërsulmojmë.
Do t’i mbrojmë të drejtat e lirisë dhe tolerancën”, ka thanë grupi i hakerave në nji video të publikuar në internet.
“Kemi neutralizuar me mijëra llogari në Twitter të ndërlidhura direkt me Shtetin Islamik. Shpeshherë ISIS-it ja vjedhim paratë”, thuhet më tej në video, duke shtuar se Anonymous nuk do të ndalet së sulmuari terroristët.