Këngëtarja e njohur Elsa Lila, u është përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe kuriozitetit të koleges së saj Rozana Radi për karrierën e saj dhe vendimin që mori për të ndjekur një rrymë të caktuar.
Gjatë një bashkëbisedimi në oborrin e “Ferma VIP, Elsa ka treguar për herë të parë se ka qenë soliste te “100 Violinat” e Giovanni Sollima.
Ajo tha se atje ka kënduar këngën shqipe “Moj e bukura more”, teksa këtë përvojë e ka cilësuar si një eksperiment.
/a.r