Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Giorgos Gerapetritis, ka thënë se shteti që ai përfaqëson do të abstenojë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në fazën përfundimtare të këtij procesi, pra votimit në Këshillin e Ministrave të Jashtëm në maj.
Këto komente, kryediplomati grek i ka bërë pak ditë pasi që Kosova kaloi suksesshëm edhe fazën e dytë për anëtarësimin në KiE, pasi që Asambleja Parlamentare e kësaj organizate votoi me shumicë dërrmuese pro raportit të raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, i cili sugjeron që Prishtina zyrtare të pranohet në këtë organizatë, pasi që i ka përmbushur kriteret e nevojshme.
“Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk do ta mbështesë kërkesën për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës për arsye politike”, ka thënë Gerapetritis, transmeton media greke “KanaliEna”.
Ai ka theksuar se shteti helen “do të vazhdojë këtë logjikë të parimeve” sa i përket kësaj çështje, derisa ka inkurajuar që bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të vazhdojnë.
Të martën e 17 prillit, Kosova kaloi me sukses edhe fazën e dytë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, derisa tani i ka mbetur vetëm edhe një hap.
Kjo u vendos në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, të cilët me shumicë dërrmuese vendosën pro miratimit të raportit të raportueses për Kosovën në këtë organizatë, Dora Bakoyannis.
Për miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, kanë qenë 131 vota PRO, 29 kundër dhe 11 abstenime.
Por, para miratimit, Asambleja Parlamentare e KiE-së, i hodhi poshtë të gjitha amendamentet e propozuara nga Serbia.
Për t’u bërë anëtare e plotë e KiE-së, Kosovës tanimë i ka mbetur vetëm edhe një hap: votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj.
Miratimit të raportit i parapriu Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i KiE-së, i cili rrëzoi amendamentin e deputetëve serbë përmes të cilit kërkuan që të shtyhet vendimi për pranimin e Kosovës në KiE, derisa të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Po ashtu, u rrëzua edhe amendamenti i propozuar nga deputetët italianë. Ata propozuan që Kuvendi të konsiderojë se themelimi i Asociacionit duhet të merret parasysh si çështje në shqyrtimin e ardhshëm të Komitetit të Ministrave për aplikimin e Kosovës.
Faza e parë e Kosovës drejt rrugës për në KiE kishte kaluar me sukses më 27 mars. Aty, Komiteti për Politikë dhe Demokraci në KiE, miratoi raportin e Bakoyannis, ku rekomandohet që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë. Pro votuan 31 përfaqësues të shteteve anëtare, katër kundër dhe një abstenoi.
Hike ore na cate bythen,ju akoma se keni kuptuar,ju jeni cigan para Kosoves e kosovarve,kushe e dhjete voten tuaj,jeni te fundit e BE.