Kryeministri Edi Rama ftoi në podcastin e tij pedagogun e gazetarisë Mark Marku. Gjatë një bisede ‘pa dorashka’ të konceptuar në pyetje përgjigje mes tyre, kryeministri Edi Rama tregoi pse kërkon një mandat të katërt vitin e ardhshëm kur do të jenë zgjedhjet parlamentare.
Pjesë nga biseda
Mark Marku: Do të shfaqesh pas një viti në zgjedhje, 3 mandate, me të mirat e të këqijat e tij. Në një qeverisje të gjatë disa probleme themelore rëndojnë, korrupsioni, emigracioni i gjeneratave të reja. Çfarë do tu thuash shqiptarëve për mandatin e katërt. Kështu jemi mirë e vazhdojmë kështu. Apo do u thuash do bëjmë çfarë s’kemi bërë?
Edi Rama: Kështu jemi e vijojmë kështu, përpiqem të mos e them asnjëherë. Them po, ne mund të mos jemi më të mirët, por më mirë se ne nuk ka. Nëse ndihem I kënaqur nuk ka më motiv prandaj në këtë aspect besoj e shpresoj nuk jam në rrezik.
Është e vërtetë që kemi probleme, pasi do ishte e kotë t’i mohonim por ne i kemi dhënë këtij vendi një mundësi që nuk e ka pasur më parë. Një drejtësi që vepron e pavarur nga pushteti politik. Kemi pasur ministra të pushkatuar edhe më përpara por ka qenë me vullnet politik dhe drejtësia ka qenë pushka për t’I vrarë. Kemi një moment shumë të rëndësishëm ndryshimi, sa është inkurajues dhe fragjil dhe garantimi i paprekshmërisë së procesit është i domosdoshëm.
Nga ana tjetër lufta me korrupsionin nuk është thjesht lufta e drejtësisë, por një luftë për të pasur në të gjithë frontin e institucioneve një solidaritet dhe kapacitet që ia kushton hapësirat për ta luftuar….
Në këtë aspect kemi bërë shumë gjëra pozitive. Duhet të ngrejmë shumë më tepër stekën e luftës kundër korrupsionit në të gjithë frontin, jo thjesht tek drejtësia. Ky është momenti, njëri nga dy momente, që ma bën më tundues se çdo gjë tjetër pozicionin në raport me mandatin e katërt. Se në kushte të tjera nëse do të kisha bindjen e plotësimit të mozaikut që kemi nisur me imazhin e Shqipërisë, turizmin e ngritjen e nivelit të turizmit, mbase nuk do të kisha më tundim.
Mark Marku: Problemi është që ju si strukturë qeverisje të mos prodhoni shumë të korruptuar që drejtësia të funksionojë. Të mos jetë drejtësia një fabrikë që bluan të korruptuarit. Vetë sistemi qeverisë të funksionojë të pakësojë sa më shumë.Duhet diçka konkrete. Ok Drejtësia të merret, por duhet reagim i brendshëm ndaj korrupsionit./m.j
k/hajduiti kerkon nji mandat te 4 katert,qe te perzene edhe kta pake shqiptare qe kane ngelur pa ikur jashte vendit.Edyta te vjedhe,plackite e te shkatrroje edhe ato pake pasuri kombtare qe kane mbetur.E treta ky eshte antishqiptare i sherben serbise vrastare,e mikut tije vrastarit vucic.Ky vrau femije,gra e pleqe,pa harruar tmerrin e pordhunimeve qe kane bere serbet ndaj grave e vajzave Kosovare.Kto jane qedhimet e tije kryesore,fjalet e tjra i ka mashtrime e prralla te neveriteshme.Prandaj votuesit shqiptare ne 2025 do te largojne perfundimisht kasten e vjeter te komunistve e spiunve.Votat do ju jepen partive te reja qe do sjedhin ndryshimin e shume pritur prej 33 vitesh.Ndryshimet u penguan nga ndytsira edvin karapushti,e ortaket e tje dy monstrat ai i vicidolit,e ai i cepanit.