Alis është fituesi i këtij edicioni të “X Factor Albania” që u zhvillua mbrëmjen e së premtes në TV Klan. Në mes tre finalistëve, Jet, Alis dhe Kleansës publiku vendosi me votën e tyre që fituesi të jetë Alis.
Fillimisht nga tre rivalët në garë, u eliminua Kleansa, e cila ishte pjesë e skuadrës së vajzave e udhëhequr nga mentorja Elhaida Dani.
Mbrëmja finale e së premtes dhuroi emocione të pafund dhe një spektakël më vete. Moderatori njohur, Adi Krasta, pjesë e jurisë, kishte rezervuar një surprizë duke u ngjitur vetë në skenë.
Jo për të kënduar dhe performuar, por për një monolog të titulluar “Rregullat e prezantimit që duhet të ketë parasysh një prezantues”. Në skenë performoi dhe këngëtari i njohur Alban Skënderaj.