Dy javët e para të muajit prill sollën rënie të numrit të pacientëve të prekur nga virozat. Në spitalin rajonal të Kukësit gjatë 24 orëve shërbim marrin më shumë pacientët e vegjël. Infeksionet më të përhapura janë ato të rrugëve të frymëmarrjes.
Luhatja e temperaturave me disa gradë mëngjeseve dhe gjatë ditës, sipas mjekut Emin Ferati pritet të shtoj numrin e virozave dhe fluksin e pacientëve.
Përballë këtyre virozave kategoritë më të rrezikuara janë personat qe vuajnë nga sëmundjet kronike.
Mjeku Ferati ngre shqetësimin për pacientët, të cilët marrin mjekime nga farmacistët pa konsultë mjeku, pasi sipas tij antibiotikët në rastet e virozave nuk përmirësojnë sëmundshmërinë, por ulin rezistencën.
/a.r