Radovan Karaxhiç, tashmë i dënuar për gjenocid nga Tribunali i Hagës si përgjegjës për vrasjen e mijëra boshnjakëve, është deklaruar për Kurir se ndjehet me ndërgjegje të pastër.
Kryetari i parë i serbëve të Bosnjës, të asaj që quhet Republika Srpska, ka thënë se ndjehet me ndërgjegje të pastër dhe ka lajmëruar se do ta apelojë vendimin. Ai u ka uruar serbëve që të punojnë së bashku për të ardhmen e tyre, transmeton Koha.net.
“Ndjehem për mrekulli, ndërgjegjja ime është e qetë dhe unë jam i bindur se drejtësia do të mbizotërojë. Nuk jam viktimë e vetme, dhe nuk ndjehem viktimë”, ka thënë Karaxhiç.