Artan Hoxha ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se ndaj Metës nuk ka një hetim të regjistruar specifikisht për emrin e tij, por po hetohet çështja CEZ-DIA dhe Meta flet pikërisht për këto hetime ku po verifikohet edhe roli i tij. Ndërkohë për Monika Kryemadhin ka dy hetime, ai për lobimin në SHBA dhe një hetim pasuror.
Hoxha tregoi detaje nga kontrolli i BKH në banesën e mamasë së Kryemadhit, ku janë sekuestruar telefonat e fëmijëve të çiftit Meta-Kryemadhi dhe të vetë Monika Kryemadhit, e cila vajti deri në Gjykatën e Lartë për ta kundërshtuar por i humbi këto procese.
“Hetimi ka nisur në 22 korrik të vitit 2019. Prokurori ka bërë disa bashkime të materialeve. Hetimi është për cështjen CEZ-DIA. Hetim direkt për Ilir Metën me emër nominalisht nuk ka. Prandaj SPAK ka dhënë përgjigje sot, që nuk kemi hetim për ty, nuk ka shënuar emrin e Metës si person nën hetim. Kur regjistron emrin në dosje, ka afate. Kur e ke çështjen pa emër, ka kohë më të gjatë. Me sa duket po ndjek këtë taktikë.
Pra kemi çështjen CEZ-DIA dhe dy çështje për zonjën Kryemadhi. Kryemadhi është nën hetim për cështjen e lobimit dhe për hetimin pasuror. Nga ana e zonjës Kryemadhi, janë thirrur të gjithë, vëllai, nëna. Nga krahu i zotit Meta nuk është thirrur njeri.
Zonjën Kryemadhi e kemi parë disa herë atje që kërkon një celular, që ti kthehet mbrapsht.
Kanë shkuar në banesën e nënës së Kryemadhit, zonjën Fatime, e cila jeton bashkë me Monikën dhe Metën, janë dy vila të bashkuara. SPAK këtu ka luajtur, sepse nëse do të shkonte në banesën e Monikës, duhej autorizim, sepse është deputete, por kanë thënë është banesë tjetër. Kur kanë vajtur në këtë shtëpi nuk e kanë kontrolluar të gjithën. Oficerët e BKH kanë kontrolluar vetëm pjesën e banesës ku jeton zonja Fatime Kryemadhi.
Zonja Kryemadhi ka dhënë truall pronarit të Kodrës së Diellit dhe ai ka dhënë në metra katrorë banesat ku jetojnë, që janë në emër të Fatime Kryemadhit. Kanë hyrë në pjesën e banesës ku jeton Fatime, kanë hyrë te dhoma e gjumit që fle zonja Fatime. Në një dollap, kanë gjetur pesë celularë. Tre janë të fëmijëve të çiftit Meta. Njëri është i zonjës Fatime dhe njëri i zonjës Kryemadhi. Për këtë bën luftë Monika, për të vetin.
Celulari i gjetur aty ka vite që nuk përdoret. SPAK pretendon dhe ka vajtur në gjykatë, thotë nuk e kemi sekuestruar si celular të zonjës Kryemadhi, por si të zonjës Fatime Kryemadhi. Këtë e ka cilësuar të ligjshëm. SPAK ka gjetur një artificë për të patur mundësi për ta marrë celularin. Celulari ka qenë në përdorim në një kohë kur LSI ka qenë parti qeverisës.
Zoti Meta, me sa diunë, ka tre javë që është larguar nga banesa ku jetonte me zonjën Kryemadhi dhe jeton në vend tjetër. Nuk jeton më te Kodra e Diellit.
Prej dy javësh zoti Meta ka larguar nga shërbimi të tre punonjësit e Gardës që shërbejnë pranë tij. Njëri prej tyre, një oficer i vjetër, por për shkak të bësnikërisë ndaj zotit Meta, ka qëndruar, çuditërisht Meta i largon. Garda e ka për detyrë ta ruajë, nëse i ndodh gjë zotit Meta. Oficerët e BKH kanë tentuar të shkojën në një moment te selia për të marrë një Hard Disk. Oficerëve u është kërkuar të pengojnë punonjëist e BKH, por ata nuk kanë pranuar sepse nuk kanë detyrë të ruajnë objektin por vetëm zotin Meta, nuk lejon ligji të mbrojë godinën.
Pra Kryemadhi ka dy çështje, hetim pasuror dhe çështja e lobimit. Ndërsa hetimi për CEZ-DIA, Meta ka identifikuar dhe ka thënë se kjo cështje ka nisur në dhjetor të 2019, por në fakt ka nisur në korrik 2019.
Kjo çështje është ngritur me dëshmitë e Vojsava Ismailaj. Mbështëtej te dëshmia e Romeo Karaj dhe Elvis Mata që ka enë drejtues kryesor i CEZ-DIA”, tha ndër të tjera Hoxha.
/a.r