Pas dorëheqjes nga posti i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka thumbuar sërish Ilir Metën për debate brenda partisë.
Teksa i është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale, Braimllari thotë se problemet e brendshme të partisë shfokusojnë vëmendjen nga korrupsioni qeveritar.
Ndër të tjera Braimllari shton se koha e tradhtarëve ka mbaruar në vitin 1991.
Ne nuk mund të përsërisim të njëjtën situate si me partinë më të madhe opozitare në vend, ku problemet e brendshme shfokusojne vëmendjen nga e vërteta e korrupsionit qeveritar duke i shërbyer Edi Ramës.