Ky është momenti prekës kur 19 vjeçari misionar i krishterë i cili u mbijetoi sulmeve terroriste në Bruksel është ribashkuar me prindërit e tij në spital. Mason Wells është një nga amerikanët e plagosur gjatë shpërthimeve ditën e martë.
Kymberly dhe Chad Wells fluturuan për në Belgjikë nga Sandy, Utah dhe shpërthyen në lot kur panë djalin e tyre të shtrirë në shtrat me fytyrën e mbuluar me fashë.
Ishte gjithashtu hera e parë që Mason dhe prindërit e tij ishin të gjithë bashkë pas 2 viteve duke qenë se misionarët nuk lejohen të vizitojnë të afërmit gjatë shërbimit të tyre.
G. Express