Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato ka shkuar në ambientet e Kuvendit për të ndjekur nga afër punimet e seancës plenare.
Nuk dihen arsyet pse diplomati evropian ka zgjedhur që të jetë i pranishëm në seancën e sotme.
Ditën e sotme në Parlament ka pasur diskutime për projektligjin e propozuar nga qeveria për Institucionin e Prefektit i cili parashikon t’i japë atij kompetenca shtesë, duke kontrolluar pushtetin vendor.
Nuk raportohet nëse vizita e Gonzatos ka të bëjë me çështjen e diskutimit ditën e sotme ose nëse ka një qëllim tjetër.
Kujtojmë që sot ai ka folur shkurtimisht në lidhje me akuzat e fundit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj SPAK dhe kreut, Altin Dumani.
“Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë. Kemi folur kështu që dua ta lë me kaq“, është shprehur Gonzato./m.j