Të papranueshme e konsideron ish-zv.kryeprokurori Shkëlqim Hajdari gjuhën e përdorur nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kryeprokurorit Altin Dumani.
I ftuar në “Top Talk” me Juli Xhokaxhi, Hajdari u shpreh se Meta ka kryer veprën penale të fyerjes së gjyqtarit.
“Kjo është gjuhë e papranueshme, nuk i bën nder as personit në fjalë, as Shqipërisë. Minimum, ka veprën penale të fyerjes së gjyqtarit. Do jetë gabim nëse Dumani inicion një kallëzim për këtë vepër.
Sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion janë të ngjashme me ato të grupeve kriminale, tha ish-kryeprokurori.
“Kjo historia që sa herë goditen pjesë që nuk janë në mazhorancë, thuhet se SPAK po kontrollohet nga qeveria, nuk është e para. Po bëhet telenovelë. Nuk është kjo gjuha që ndihmon punën e SPAK-ut. Është e ngjashme me sulmet që kanë bërë grupet kriminale në Itali psh. Kjo duhet t’i stimulojë më shumë të ruajnë qetësinë”.
Duke inkurajuar prokurorët e posaçëm, Hajdari tha se “asnjë nuk duhet të frikësohet”.
“Dua të them që prokurorët ballafaqohen me njerëzit në hetim e kanë në sallën e gjyqit. Në sallë, ne kemi marrë edhe kërcënime live, për prokurorët nuk është kërcënim që i dëgjojmë për herë të parë, ndryshimi është që këto fyerje po i marrin nga televizioni. Prokurorët nuk duhet të frikësohen”./m.j