Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka kërkuar Serbisë çtensionim të menjëhershëm të situatës pas ndalesës së qytetarëve dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Rohde tha se ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Kosovës, përfshirë ata nga nacionaliteti serb, nga autoritetet është serbe i papranueshëm.
“Sigurisht jo ajo që mund të pritet nga një vend kandidat për BE. Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe presim që edhe politikanët serbë të Kosovës të reagojnë për bashkëqytetarët e tyre”, tha Rohde.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Serbia i ka liruar zyrtarët policorë, por jo zëvendësdrejtorin e policisë, Jankoviç.
/a.r