Një sulm terrorist kamikaz ka shkaktuar 29 viktima dhe 60 të plagosur në Irak.
Zyrtarët e sigurisë thanë se shpërthimi i sotëm ndodhi gjatë një ndjeshjeje futbolli, në një stadium të vogël në qytetin Iskanderiyah, rreth 50 kilometra larg Bagdadit.
VIDEO: Moment of #ISIS suicide bombing at soccer game in #Baghdad #Iraq - @zaidbenjaminpic.twitter.com/HICccvspdU
— Conflict News (@Conflicts) March 25, 2016
Televizioni amerikan, Fox News ka mësuar se menjëherë pas sulmit organizata terroriste, ISIS e ka marë përsipër sulmin. Mësohet se shpërthimi u krye nga një kamikaze femër. Kjo organizatë terroriste gjithashtu ka thënë se qëndron edhe prapa sulmeve të së martës në Belgjikë ku u vranë 32 persona dhe u lënduan 300 të tjerë.
Autoritetet e sigurisë në Irak i kanë thënë sot Associated Press se sulmi me bombë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje në një stadium të vogël në qytezën Iskanderiyah, rreth 50 kilometra larg Bagdadit.