Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili ka zhvilluar një vizitë në Tiranë gjatë së cilës ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan. Gjatë intervistës përballë drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziut, Sekretari Pololikashvili ka thënë se Shqipëria është numër 1 sa i përket shifrave të 2023-shit për zhvillimin e turizimit. Ai ka shtuar se vendi ynë është shteti me rimëkëmbjen dhe rritjen më të shpejtë. Më tej, ai i ka dhënë meritat kryeministrit Edi Rama për të cilin ka thënë se e transformoi vendin nga errësira në dritë.
Zurab Pololikashvili: Më falni, kjo është arsyeja pse nuk mund të parashikojmë çfarë do të ndodh në 10 vitet e ardhshëm. Është shumë e vështirë. Gjatë pandemisë askush nuk mund të thoshte se çfarë po ndodhte. Gjatë pandemisë pyetja e parë që bënin gjithmonë gazetarët është se çfarë do të ndodhi nesër, kur do të nisin sërish njerëzit të udhëtojnë. Tanimë pyetjet janë gjithmonë njësoj. Turizmi. Si e shikoni rritjen e turizmit?
Blendi Fevziu: Cilat janë shtetet me rritjen më të shpejtë në sektorin e turizmit në botë?
Zurab Pololikashvili: Shqipëria është numër 1 sipas shifrave të 2023. Është shteti me rimëkëmbjen më të shpejtë dhe rritjen më të shpejtë.
Blendi Fevziu: Ne kemi vende shumë të bukura. Jemi duke parë disa prej tyre këtu. Disa janë nga veriu. Ky është pranë Tiranës, këtu kemi plazhet të cilat janë të jashtëzakonshme por Shqipëria ka qenë një vend shumë shumë i mbyllur. E di që ne kemi një shkuar të ngjashme me atë tuajën, pasi keni qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, por Shqipëria ka qenë shteti më i izoluar në botë në atë kohë. Nuk kishte më shumë se 300-400 turistë në vit.
Zurab Pololikashvili: Pikërisht. Siç është përmendur shumë herë, Shqipëria ka qenë siç është Korea e Veriut sot.
Zurab Pololikashvili: Pikërisht. Dhe njerëzit kanë pasur frikë të vinin këtu.
Blendi Fevziu: Vazhdojnë të mendojnë se është një vend i vështirë.
Zurab Pololikashvili: Sinqerisht, kur po vija, dhe do i rikthehem pyetjes tuaj të parë, cilat ishin përshtypjet e mija, kur po vija këtu mendoja se do të ishte errësirë dhe ajo që ka bërë shkëlqesia e tij, Edi Rama, ai e transformoi vendin nga errësira në dritë. E dini, ai e ndryshoi totalisht vendin dhe kjo është një histori shumë e bukur. Ju shikoni bregdetin dhe shikoni bukuritë e vendit tuaj. Sapo erdha nga forumi i investimeve ku prezantuam udhëzuesit se pse njerëzit duhet të investojnë në Shqipëri. Çfarë po bën qeveria nga ana e saj? Ata po investojnë në infrastrukturë, që është shumë e rëndësishme./a.r