Një prej bashkëpunëtorëve më të vjetër të Ilir Metës, Spartak Braho ka komentuar sjelljen e kryetarit të Partisë së Lirisë, që ka çuditur jo pak njerëz kohët e fundit.
Braho tha se përveç transformimit politik, paranojës, Ilir Meta ka pësuar edhe “transformim mendor”. I pyetur nga Report TV se çfarë nënkupton me këtë ai tha se nëse do e ekzaminonte një doktor, do të thoshte se Meta “nuk është mirë nga çafka e kokës”.
“Është pjesë e paranojës. Gjynah mos qoftë themi ne andej nga është Iliri. Ka filluar të sulmojë këdo, duke nisur nga bashkëpunëtorët e tij në ngushtë. I ka eliminuar një e nga një. Janë larguar të tërë.
Mua më vjen keq për vitet e humbura, se bashkëpunova me një njeri që nuk e meritonte. Është transformuar politikisht, edhe mendërisht, do të thotë që ky njeri nuk është mirë nga çaçka e kokës.
Braho shtoi se është herët për të thënë se Meta “e ka frikë SPAK-un”. “Mua më vjen keq si përfundoi ky njeri, i cili nuk ka më të ardhme politike”, tha Braho./m.j