Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se protesta është shtyrë për arsye se opozita e bashkuar ka nevojë për më shumë konsolidim të brendshëm e për zgjerim të frontit opozitar.
Ai gjithashtu ka shtuar se duke pasur parasysh provokimet dhe sulmet të policisë mbi aktivitetet e tyre, është mirë sipas Ymerit që kjo protestë të mos mbahet në vigjilje të Pashkëve, transmeton Koha.net.
“Opozita e bashkuar ka nevojë për më shumë konsolidim të brendshëm e për zgjerim të frontit opozitar. Regjimi autoritar në Kosovë luftohet suksesshëm vetëm me Alternativë të bashkuar qytetare e shoqërore.
Po ashtu, duke pasur parasysh provokimet dhe sulmet policore mbi aktivitetet tona opozitare është më mirë që në vigjilje të festës së Pashkëve të mos mbahet kjo protestë, por ajo të shtyhet për një datë tjetër.” Ymeri ka ri-përsëritur që opozita e bashkuar vazhdon të jetë e vendosur në kundërshtim të “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.
Më poshtë lexoni të plotë postimin e Ymerit në Facebook:
Opozita e bashkuar ka marrë vendim ta shtyjë protestën e paralajmëruar për tw shtunwn.
Opozita e bashkuar ka nevojë për më shumë konsolidim të brendshëm e për zgjerim të frontit opozitar. Regjimi autoritar në Kosovë luftohet suksesshëm vetëm me Alternativë të bashkuar qytetare e shoqërore.
Po ashtu, duke pasur parasysh provokimet dhe sulmet policore mbi aktivitetet tona opozitare është më mirë që në vigjilje të festës së Pashkëve të mos mbahet kjo protestë, por ajo të shtyhet për një datë tjetër.
Opozita e bashkuar duhet të jetë edhe më e vendosur në kundërshtimin e ‘Zajednicës’ së Serbisë që kjo qeveri synon ta ringjallë dhe të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi që na i humb mbi 8.200 hektarë.
Presim që Komisioni ad-hoc për vlerësimin e Marrëveshjes për Demarkacion ta konfirmojë qëndrimi tonë opozitar, si qëndrim i drejtë dhe i argumentuar. Kosova nuk ka tokë për të falur.
Opozita e bashkuar kërkon zgjedhje të reja parlamentare sepse qeveria aktuale është dëshmuar si anti-kushtetuese, kurse kërkesa jonë për referendum u pat refuzuar prej saj.